Gjilan

Kadriu: Suksesshëm e mbyllëm vitin 2019 në nivel qendror dhe lokal

Fundi i muajit dhjetor, respektivisht fundviti, është një rast i mirë për ta kujtuar e vlerësuar, analizuar dhe shënuar sukseset, të arriturat, apo edhe mangësitë që e kanë karakterizuar 12 mujorin e punës dhe angazhimit tonë, qoftë në nivel drejtorësh, anëtarësh të Kuvendit Komunal, por edhe si organizatë politike në Gjilan. Komuna jonë gjatë këtij viti që po e lëm pas, është shndërruar në një qendër moderne, me rrugë të ndërtuara me standarde evropiane, që mundësojnë qarkullim të lehtë të mallrave dhe njerëzve. Punët që janë kryer në Gjilan, na mundësojnë ta kuptojmë rolin tonë si instituicione karshi qytetarit, ndërsa mangësitë na mësojnë të jemi më të mirë e më të kujdesshëm në vitin që po vjen.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, në vitin 2019 ka bërë përpjekje që në kuadër të përgjegjësive që ka në bashkëqeverisjen në Gjilan, të jap maksimumin e saj në ndërtimin e një standardi ndryshe qeverisës, dhe falë punës dhe vullnetit të dy drejtorëve dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e AAK-së, sot edhe arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia, janë në nivelin
më të knaqshëm në livel lokal. Kjo nuk bëhet pa angazhim serioz, punë të palodhshme dhe ide e vullnet për ta ndryshua gjendjen në dikasterë të cilët i drejtojmë. Duhet doemos të falenderojmë edhe partnerin qeverisës në Gjilan, kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri për bashkëpunim dhe konstruktivitet përgjatë rrugës së përbashket në qeverisje. Pra, koalicioni qeverisës në Gjilan, është ndërtuar dhe po funksionon mbi bazën e interesit qytetarë, dhe kështu do të vazhdoj.

Kryesia e AAK-së në Gjilan, duke njohur në thelb problematikat dhe nevojat e qytetarëve, ka qenë gjithmonë në koordinim me përfaqësuesit tanë në institucione komunale me ide, vizion, dhe përkrahje e vërejtje për të gjitha temat e ngritura në këto institucione. Falenderim i posaçëm për të gjitha nivelet e strukturës së organizatës sonë për angazhimin e madh që kanë bërë përgjatë tërë vitit, sepse ishte një vit me zhvillime të mëdha politike në nivel nacional dhe domosdo se lypsej punë
e angazhim më i madh krahasuar me vitet paraprake.

Si subjekt politik, mbetemi të përkushtuar që Gjilanit ti ofrojmë më të mirën e mundshme, sepse premtimet tona i vlerësojmë si kontratë me qytetarët.

Meqë jam pjesë e kabinetit të qeverisë Haradinaj, është e pamundur ta anashkalojmë pa e përmendur vëmendjen e posaçme të kryeministrit Haradinaj dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Anamoravës në përgjithësi, dhe Gjilanit në veçanti. Falë angazhimit tim si zëvendësministër i Infrastrukturës, dhe mbështetjes të kryeministrit Haradinaj për të gjitha projektet infratrukturore, Gjilani sot duket shumë më ndryshe se dje. Pra, janë vetëm dy vite punë e angazhim që kanë ndryshua gjendjë Gjilan shumë më shumë se sa 20 vite të qeverive të kaluara.

Gjilani ka pas fatin që në këtë mandat qeverisës, ose thënë më sakt, gjysmë mandati, të bëj zgjidhje për Kapërderdhësen në Përlepnicë, Impiantin e Ujërave të Zeza, ndërtimin e rrugës moderne në Përlepnicë, zgjerimin e rrugës me katër korsi nga qyteti deri në Livoç të Ulët, fillimin e zgjerimit të rrugës poashtu me katër korsi në drejtim të Bujanocit deri tek Bunari i Përlepnicës ku bëhet edhe kyçja nê autostradë. Poashtu, zgjerimi i rrugës në drejtim të Prishtinës deri në Bresalc, nga Livoçi i Ulët deri në Kllokot, për të cilat projekte është siguruar huamarrja nga BERZH-i.

Projektet që janë në realizim e sipër: Rruga në Verbicë të Zhegovcit, rrugët në Malishevë të Epërme, rruga e Kumanovës faza e dytë, ajo Gjilan – Zhegër, rruga “Enver Miftari”, Dobërçan – Pogragjë, Zabel – Uglarë, në fshatin Përlepnicë, dhe rruga “7 Shtatori”. Vlenë të potencohet se kemi propozuar që në buxheton e vitit 2020, të kryhen këto projekte infrastrukturore; Vazhdimi i Autostradës nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhe, ndërtimi i Unazës së Jashtme të qytetit, rrugët Burincë, Lipovicë, Cërrnicë dhe ajo “28 Nëntori”. Andaj, shpresojmë se qeveria e re nuk do ti devijoj këto projekte që janë në interes tê qytetarëve të Gjilanit, dhe kësisoj Gjilani po bëhet me infrastrukturë të kompletuar.

Në vitin që po vjen, në emër timin dhe të të gjitha strukturave të AAK-së, uroj që shëndeti e mirësia të jetë prezente në çdo familje gjilanase. Po ndahemi nga ky vit me dëshirat që në vitin tjetër të mbizotëroj barazia, mirëkuptimi, qeverisja e mirë, sinqeriteti, si parakushte për një Gjilan të zhvilluar e të matshëm me qytete të vendeve të zhvilluara.

Shëndet e suksese të gjithve!

You Might Also Like