Shkolla e Mesme Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozharan, është bërë këto ditë me drejtor të ri. Në këtë post menaxherial, si Ushtrues i Detyrës së Drejtorit në këtë institucion arsimor është emëruar me kohë të pacaktuar nga Drejtoria komunale e Arsimit, profesori Mufail Halabaku. Vendimi e për emërimin e tij si U.D.së drejtorit siç u njoftuam është marrë pasi që ditë më parë ish drejtori i kësaj shkolle Fadil Rama, është pensionuar.
Mufail Halabaku , është edhe mësimdhënës në këtë shkollë dhe ka një përvojë të gjatë pune mbi 20 vjeçare në arsim dhe ka përvojë të duhur në postet menaxheriale me punën që ka bërë duke punuar me herët në disa shkolla e krahas profesionit të profesorit ai është dalluar edhe në aktivitete të tjera që organizohen në shkollë dhe në qytezën e Pozharanit, por edhe me gjerë.
Si ushtrues detyre këtë post do të ushtron deri ne shpalljen e konkursit për këtë post nga ana e institucioneve komunale të Vitisë.
Ndryshe,ai ka të kryer dy fakultete dhe atë Fakultetin e Makinerisë dhe atë të Gjuhës Angleze. Aziz Zuka