Në Qendrën Edukative-Sociale “Don Bosko” në Gjilan, sot prej orës 14,15 me një veprimtari letrare-artistike u shënua Dita e Shkrimtarëve. Nxënës të përzgjedhur të Qendrës Edukative-Sociale “Don Bosko” në Gjilan, përkujdesur nga drejtori Don Olsi nga India dhe profesoresha e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Shqipe Sijarina, disa nga nxënësit e përzgjedhur lexuan shkrimet e veta poetike para bashkë-moshatarëve dhe mësimdhënësve të vet, në prani të një numri të konsiderueshëm shkrimtarësh nga Gjilani dhe Dardana.
Drejtori i Qendrës Edukative-Sociale “Don Bosko”, Don Olsi uroj mirëseardhje për poetët, njëkohësisht shfaqi interesimin për bashkëveprimin me letrarët e kësaj hapësire rajonale të Republikës së Kosovës. Këtë takim simpatik e udhëhoqi Mehmetali Rexhepi, i cili para këtij auditori lexoi një ese të shkurtë për misionin fisnik të shkrimtarit në shoqëri, si një shpirt i butë dhe prore i rebeluar kundrejt ndeshtrashave (ç)njerëzore në jetën urbane…
Poetët që lexuan para nxënësve kryesisht përfaqësonin Ars-clubin “Beqir Musliu” të Gjilanit. Me nga një ose dy poezi u paraqitën: Albinë Idrizi, Hysen Këqiku, Nexhat Rexha, Alketë Spahiu, Selvete Abdullahu, Minivere Maka, Shqipe Sijarina-Jakupi dhe Mehmetali Rexhepi.
Këpujë e një organizimi të tillë mes Qendrës Edukative dhe letrarëve të lartshënuar ishte edukatori shumëvjeçarë dhe letrari Hysen Këqiku.
Me këtë rast, simbolika e Ditës së Shkrimtarëve u përmbush me dhurime lulesh për poetët nga nxënëset simpatike të kësaj qendre shkollore.
Gjilan, më 3mars 2020 Mehmetali Rerxhepi