Libri

Poezia që e fitoi çmimin e dytë në konkursin anonim letrar, “Flaka e Janarit”

Poezia që e fitoi çmimin e dytë në konkursin anonim letrar, “Flaka e Janarit”, 2022
Fadil LEPAJA
FJALËT PËR NJË KËPUCË TË HUMBUR
Ky planet nuk ekziston
Bota është e imja
është e jotja
edhe e saj
Secili sheh prej dritares së vet
E në sy tonë e sheh vetveten
Dhe dashurohet
Pastaj gjithçka shpjegohet si përrallë
përflitet një këpucë e humbur
një karrocë që bëhet kungull
Nganjëherë princi bëhet bretk
E mbretëria moçal
Në tavolinën e montazhit
Filmi yt e filmi I saj marrin forma të ndryshme
Krejt varet ku e pret
E ku e ngjet
Imagjinata është realiteti yt
i rrëshqitshëm
ai ecë veç nëpër tokë
ky planet nuk udhëton universit
ai rrotullohet veç nëpër ëndrrat tua
Shifra: ” Këpuca e gjetur”

You Might Also Like