Qytetarët e Komunë së Vitisë po ju përmbahen masave të reja për qarkullim të vendosura nga institucionet qendrore për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga pandemia COVID-19. Sipas komandantit të Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili prej ditës së djeshme kur ka hyrë në fuqi orari i ri i qarkullimit është respektuar në përpikëri. “ Deri në këto momente nuk kemi hasur asnjë problem dhe shkelje të masave të reja për qarkullim edhe pse dje ka qenë dita e parë me orar të ri të qarkullimit”, u shpreh kapiten Halili.
Megjithatë Policia e Kosovës, iu bënë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e qarkullimit pasi që kjo është në të mirë të shëndetit publik. Kurse kryetari i Komunës së Vitisë, falënderoi Policinë e Kosovës që po kujdeset për zbatimin e masave të reja. Ai shprehu falënderimet e tij edhe ndaj qytetarëve vitias që po janë të përgjegjshëm në këtë situatë. Gjithashtu kreu i kësaj komune iu bënë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancës sociale, të zbatojnë rekomandimet e ekspertëve dhe të respektojnë orarin e ri të qarkullimit.Aziz Zuka