Futboll

Dallku humb ndeshjen, fajin e gjenë te gjyqtarët

Kryetrajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, mes lotëve është intervistuar pas ndeshjes në Gjilan, teksa ekipi tij pësoi 2-1 nga skuadra me po të njejtin emër, shkruan Gazetasheshi.com.

“Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi nga ai pari që është atje lartë e gjithë të tjerë. Zoti u’a ktheftë qysh është më së keqi“, potencoi Dallku i emocionuar.

Ndryshe Prishtina e humbi ndeshjen ndaj Gjilanit dhe mbetet prapa në luftën për titullin kampion, mirëpo incedentet e ndodhura pas ndeshjes kanë lënë shije tejet të hidhur në kampin kryeqytetas.

You Might Also Like