Ka zhvilluar dy ballafaqime në boksin profesionist deri më tashti dhe në të dyja ka shënuar fitore, kurse Edonis Beqiri, i ka vënë synim vetit që të ngjitet në majat e boksit profesionist.
Së fundi në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin, i riu gjilanas ka mposhtur boksierin gjerman Johannes Missal, kurse para disa muajsh kishte mposhtur edhe boksierin serb Aleksandar Jankoviq.
“Për këtë sfidë isha përgaditur maksimalisht, kundërshtari im ishte shumë i fortë dhe me një përvojë të gjatë në arenën e boksit por përgaditjet me stafin tim dhanë rezultatet e pritura”, thekson boksieri Beqiri.
Beqiri megjithatë spjegon katër rundet e zhvilluara.
“Boksieri Missal më herët ishte marrë edhe me kick-boks, tani i është rikthyer boksit gjatë katër raundeve nuk i dhashë asnjë mundësi për të fituar dhe me vlerësimin e gjyqtarëve më takoi fitorja me rezultat 4-0″, shprehet Beqiri. Ai thotë se këtë fitore ia dhuron shikuesve të tij besnikë dhe të
gjithë shqiptarëve kudo që janë për ditën e Flamurit Kombëtar”.
Boksierin Gjilanas pas kësaj sfide menjëherë e pret një sfidë tjetër mjaft e rëndësishme për karierën e tij.
“Mund të boksoj në mes të dhjetorit në Novi Sad të Vojvodinës, eventualisht me 21 janar në Bodensee
të Gjermanisë për disa ditë do të mësohet edhe vendi dhe kundërshtari i ardhshëm”, thotë boksieri Edonis Beqiri, emri i të cilit shumë shpejt do të bëhet i njohur në boksin botëror.