Sot në ambientet e klubit FC DRITA në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja!
Duke pasur parasysh projektet e klubit dhe ndërtimin e një skuadre me lojtarë të së ardhmes, Muja ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2024.
Muja vjen nga ekipi i Trepça ‘89 ku vitet e fundit me paraqitjet e tij ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit Mitrovicas!
Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepça ‘89 Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgatitore me FC Drita, në mënyrë që Arbnori të jetë i gatshëm t’a ndihmojë në ndeshjet e Evropës!