Gjilani në zgjedhjet e tetorit do të ketë një kandidat të pavarur për kryetar komune. Lulzim Behxheti ka deklaruar kandidaturën e tij dhe ai do të mëtoj që të marr postin e të parit të komunës. Atë që e kishte deklaruar nëpër rrjetet sociale, “djali i kalldrëmit të Gilanit” do të mundohet t’a bëjë realitet.
Ja postimi i tij i plotë:
DEKLAROJ
se do të kandidoj si kandidat i pavurur në zgjedhjet lokale 2021 për Kryetar të Gilanit. Epilogun e zgjedhjeve nuk e di, por e di se kurr në jetën time librezë partiake nuk kam patur, e as nuk do të kam. Ajo në qka unë besoj është ideali i pastër i paservuar dhe i pandikuar nga askush, nga asnjë parti. Besoj në parimin se për Gilanin partia është dytësore, besoj se në të mirë të Gilanit do duhej kandidohen individët pa parti, se tek e fundja kreu i Gilanit do duhej të ishte për të gjithë pa anime partiake e politike.
Besoj se përvoja ime jetësore, profesionalizmi, pedigrea dhe dashuria e pahile për Gilanin do të reflektojë edhe tek ata që më besojnë por edhe tek ata që hezitojnë. Besoj në programin tim i cili do të ngritë Gilanin në një nivel lakmues jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan.
Besoj se për këta 3 muaj kam sjellur njē alternativë te re, një përceptim ndryshe se si duhet menaxhuar me Gilanin, e kam mësuar kte nga vet mjeshtri, baba im. E them kte ngase jemi lodhur nga Ju që u munduat të na bindeni se puna juaj është në të mirë të Gilanit.
Besoj se rrugëtimi i trimit është të mar rrugën vet, e pastaj ata që i besojnë ti bashkohen gjat këtij rrugëtimi. Muhamedi A.S. e filloi kështu, Krishti e filloi kështu, edhe Skenderbeu e filloi mu kështu…ndryshimet historike filluan mu kështu…nga një individ. Kështu po e filloj dhe unë, e ju Gilanlijt e mi te dashtun, nëse mendoni se Gilanit i nevoiten ndryshimet…ja ku jam, në mesin tuaj, bashkangjitnu me mua.
T’du o Gilan