Libri

Një dolli për ty

 
Në stuhitë më të mëdha qëndroja e kthyer nga dritarja
e vetëm shpirti më thoshte të pi.
E dehur pas yjeve, deri në mëngjes
pa e menduar mes tyre do të rrija!
 
E dashuruar qëndroja pa lëvizur krahun
më kishte etur dëshira për të të parë.
Heshtja edhe mendimet më të vogla të miat
një sekret të vogël në vesh kisha për ta ndarë.
 
Bashkë i bëja diellin edhe hënën
deshtën s’deshtën i thosha të vallëzonin.
Nëse njëri padashje s’donte të prekte tjetrin,
me buzëqeshje njëri tjetrin e helmonin.
 
Po ndoshta mund të vallëzosh edhe pa u prekur,
nuk e di, më thuaj ti a e di?
Kur shpirti e di se ka gjetur veten
i dehur deri në mëngjes sigurisht do të rri.
 
 
 

You Might Also Like