Gjilan

Në tetor funksionalizohet ujësjellësi në Bresalc, Ponesh, Zhegoc, Muhaxherët e Livoqit, Lladovë, Vrapçiq e Verbicë të​ Kmetocit

 

 

Gjilan, 24 gusht 2021 – Komuna e Gjilanit është në përmbyllje të programit të shtrirjes së ujësjellësit në fshatrat e mbetura.

 

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në tetor do të funksionalizohet ujësjellësi në Bresalc, Ponesh, Zhegoc, Muhaxherët e Livoqit, Lladovë, Vrapçiq, Verbicë e Kmetocit dhe anën e djathtë të Rrugës Qarkore.

 

Ai ka thënë se është i lumtur që po e përmbyllin programin e madh për t’i bërë me ujë të pijshëm të gjithë qytetarët e Gjilanit, në qytet dhe fshatra.

 

“Jam shumë i lumtur që po e përmbyllim sivjet programin jetik – për me pasë ujë t’pijshëm secili. Janë funksionalizuar ujësjellësit nëpër të gjitha fshatrat dhe lagjet përpos në Bresalc, Ponesh, Zhegoc, Muhaxherët e Livoqit, Lladovë, Vrapçiq, Verbicë e Kmetocit dhe ana e djathtë e Rrugës Qarkore dhe për funksionalizimin e tyre është nënshkruar memorandum mirëkuptimi mes Komunës së Gjilanit, CDC dhe KRU Hidromorava, në qershor. Funksionalizimi i ujësjellësve për këto fshatra të mbetura përfundon në muajin tetor”, ka thënë Haziri.

You Might Also Like