Rasti i parë i takoi mysafirëve, kur Otto John doli i vetëm përballë Enea Koliqit, por pa arritur ta mposhtë atë. Në minutën e 14-të, kapiteni i Gjilanit, Gerhard Progni pati mundësi shënimi, por Betim Halimi ishte në vend. Prishtina kaloi në epërsi pas gjysmë ore lojë, kur Mendurim Hoti dërgoi topin në rrjetë për 0-1, kurse më herët kishte ndodhur një pakujdesi në mbrojtjen e Gjilanit.
Në pjesën e parë Gjilani rastin më të mirë e pati në minutën 37, kur Augustin Torasa u gjet i vetëm përballë Halimit, por në vend të rrjetës e qëlloi tërthorësen.
Gjilani mbeti me 10 futbollistë në fushë, kur Muhamed Useini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të pas një ndërhyrje ndaj Otto John dhe pas shikimit të VAR-it.
Tre minuta më vonë, Endrit Krasniqi pati rast të artë, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.
Gjilani fitoi penallti në minutën e 67-të, kur në brendi u ndal Krasniqi, të cilën në gol e shndërroi kapiteni Gerhard Progni. Vendasit patën mundësi shënimi me Hoxhën e Prognin, por të dy goditjet e tyre u ndalën nga Betim Halimi.
Gjilani me këtë pikë të fituar ngritët në vendin e dytë me 22 pikë, derisa Prishtina mbetet në vendin e gjashtë me 17 pikë.
Ndeshjen e radhës Gjilani do ta luaj në udhëtim te Ulpiana, ndërsa Prishtina para tifozëve të vet pret Dukagjinin e Klinës.