Libri

Këtë të shtunë vazhdon fushata e përvitshme për librin dhe shkrimtarin në Kosovë – VJESHTA LETRARE E GJILANIT

Fushata e përvitshme për librin dhe shkrimtarin në Kosovë

VJESHTA LETRARE E GJILANIT

vazhdon gjatë kësaj të shtuneje, më 27 Nëntor 2021, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit, me poezinë e zgjedhur të Mirko Gashit, nën titullin

POLIPET E VDEKJES

Flasin studiues e kritikë të letrarë si prof dr. Anton Nikë Berisha, Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Arsim Halili …

Në përputhje me masat anti – Covid, mos e lëshoni rastin,
ejani ….

_______________________

KASIDRA PËR KRYETRIMIN

Kambanarët i shpjegonin Evropës fitoren e Skënder-beut

Gjonit i shkrepi ylli i vet
puthja frytin e gjet

kur qe e plotë hëna
gjeti yllin nëna

e rritën e „shitën”
e gjakun e popullit s’e pashitën

në oborrin e sulltanit
ndjeu nervin e vullkanit

atje në Krujë
ku piu ujë

gjeti shpatë për çdo shtrëngatë
gjeti atë për ditë e natë

ai që sëmundjet na pat dergjur
në kokën e tij bëjmë bé

ai të cilin e pritnim kahmoti

Gjergj Skënderbe Kastrioti
mos qofshim pa të

ai piu ujë në Krujë
e vadat na bëri me ujë

nga krahu i majtë
i fluturoi zogu i zjarrtë

zogu i dëshirës
zogu i së mirës

hapi flatrën për qiellin e humbur
pati mur
të kinezëve
për shtrëngata

qe urë
për brigjet e lumit

uri e netëve të gjata
piu ujë në Detin e Kuq

piu ujë në Detin e Zi
dhe m’erdhi karshi karshi
dhe m’erdhi sy më sy

e unë u bëra ai që jam në ty
u çua një zog
u çua i dyti zog
ylli u printe

që të dy limanin e hapën në mua
e unë u bëra i përhershmi krua

u bëra siç jam
i njëjtë
o me ta
o s’jam

deshën të gjithë të të shkruajnë
epitaf
mosni ju thashë
çdo njeri
në zemër
për të kemi kenotaf.

You Might Also Like