Sportet me dorë

Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, kampione rajonale në pingpong

 

Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampione rajonale në pingpong. Ato në garat e organizuara nga Federata e Sportit Shkollor, dega në Gjilan kanë ngadhënjyer me rezultat të pastër 3:0, ndaj bashkëmoshatareve të tyre nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia.

Salla e Sporteve e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka qenë nikoqire e kësaj gare, kurse kryetari i kësaj dege të sportit shkollor në Gjilan, Afrim Selimi, ka falënderuar drejtorin Bekim Mustafa për mikëpritjen që i është bërë garuesve.

Ndryshe, ekipi i përzgjedhur nga profesori i kulturës fizike magjistër Blerim Shala është përbërë nga garueset Lena Osmani, Liza Shabani dhe Elda Salihu, të cilat përballë kishin ekipin e përzgjedhur nga profesori Milot Haziri, kurse përbërja e shkollës së Vitisë ishte Anjeza Ismajli, Kumrije Ibrahimi dhe Teuta Bilalli.

Ekipi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” do të marr pjesë në garat republikane të Sportit Shkollor në Pingpong.

You Might Also Like