OPINION

ENVER MIFTARI DERDHI GJAK PËR ÇLIRIMIN E ATDHEUT

 
Luftëtari i UÇK-së i ZOK-ut, Dëshmori i Kombit Enver Miftari, me 8 Qershor 1999 ra heroikisht në luftë me forcat serbe në fshatin Verbicë te Zhegocit!
Në shenjë përkujtimi e nderimi, në 23 vjetorin kur Enveri fitoi pavdeksinë dhe hyri në Panteonin e Kombit, bashkë me portretin e Tij, po e publikojmë të kombinuar, edhe Informatën zyrtare të Shtabit të Zonës të Shërbimit për Informim Publik!
Ishte dhembje e madhe të njoftoje për rëniet e bashkëluftëtarëve!
Kombi shqiptar përmes TVSH-së, pra Radio Televisionit të Shqipërisë, u njoftua në paraqitjen direkte në emisionin e lajmeve, për rënien heroike të Enverit më 9 Qershor 1999!
Rregullat e luftës nuk lejonin paraqitjen me identitet origjinal, prandaj dhe konform rregullave, unë opinionit pas leximit të informatës iu prezentova me pseudonimin luftarak Sokol Gashi!
Lavdi Dëshmorit të Kombit Enver Miftari!
Lavdi gjakut të derdhur për liri!
 
Ismet Sylejmani,
 
Prishtinë, 9 Qershor 2022!

You Might Also Like