Gjilan

Kurteshi: Asnjë student nuk do të dëmtohet

Reagim në lidhje me prononcimin e degës së LDK-së rreth punës së Komisionit të Bursave.
Konferencë për shtyp 13.06. 2022
Me 11 qershor, anëtari i Komisionit për Bursa, nga radhët e LDK-së, Gentrit Murseli, në një konferencë për shtyp, në lidhje me punën e Komisionit për Bursa, përveç tjerash ka deklaruar se:
1. Komisioni i ka filluar punët me 25 ditë vonës.
E vërteta është se Komisioni për herë të parë është ftuar me 17 maj, nga z. Gentrit Murseli, të cilit e kishte siguruar një kopje të vendimit për formimin e komisionit për ndarjen e bursave, të cilin nuk dihet kush ja ka dhënë pasi që Drejtoresha e DKA-së, Kryesuesi i Kuvendit dhe Zyrtari i Kuvendit Sadri Arifi kanë deklaruar se nuk ia kanë dhënë Gentritit këtë vendim.
Në mbledhjen e 17 majit, është vendosur si në vijim:
a) Komisioni mbledhjet t’i mbaj ne zyrat e Komunës;
b) Kryesuesi i Komisionit të zgjidhet nga Kuvendi Komunal;
c) Rregullorja për ndarjen e bursave, të shqyrtohet dhe KK t’i propozohet plotësim/ndryshimi i saj;
d) Shënimet mbi evidentimin dhe poentimin e Komisionit të shkruhen dhe ruhen në një kompjuter të DKA-së.
2. Në mbledhjen e dytë të Komisionit të mbajtur me 18. 05. 2022, të kryesuar nga z. Gemtrit Murseli, pas shqyrtimit të Rregullores për Bursa, ka vendosur me konsensus, që në seancën e radhës së KK-së të propozoj plotësim/ndryshimin e rregullores dhe të kërkoj nga Kuvendi që ta zgjedh kryesuesin e Komisionit. Për shkaqet e lartpërmendura Komisioni u pajtua që deri në seancën e radhës të mos takohet.
3. Me 30 maj, një ditë pas seancës së KK, në të cilën është votuar për kryesuesin e Komisionit dhe është diskutuar për iniciativën e plotësim/ndryshimit të rregullores, u mbajt mbledhja e tret e komisionit, në këtë mbledhje filloj shqyrtimi i dokumenteve të studentëve që kanë konkurruar për bursa.
Edhe në mbledhjen e katërt me 31 maj,
mbledhja e pestë me 1 qershor, mbledhja e gjashtë me 2 qershor dhe në mbledhjen e shtatë , të mbajtur me 3 qershor, komisioni ka vazhduar me shqyrtimin e dokumenteve.
Me 6 qershor (e hënë), Komisioni nuk ka mbajtur mbledhje pasi që katër anëtar të komisionit kanë qenë të ftuar me një trajnim.
Me 7qershor komisioni nuk ka mbajt mbledhje pasi që unë (Ismajl Kurteshi) i kam harruar çelësat e zyrës, më vonë është konstatuar se çelësat i kam harruar në zyre.
Këtu dua të sqaroj se çelësat e zyrës ku ka punuar komisioni i kam mbajtur unë nga 30 maji, zyra gjatë atyre ditëve ka qenë e mbyllur.
Ditën që zyra ka mbetur e hapur për shkak të harresës time, ishte përdorur nga Kryetari Komunës, i cili e kishte mbajtur një takim me persona me nevoja të veçanta, me që rast dokumentet e shpërndara në tavolinë i kishin bërë bashkë në një tavolinë tjetër brenda zyrës, pa e ditur se në atë zyre nuk do të duhej të hynte askush. Për këtë veprim të paqëllimshëm, Kryetari i Komunës dhe Kryesuesi i Kuvendit i kanë kërkuar falje Komisionit. Me kërkesën e z. Gentrit Murselit, edhe me 8 qershor, nuk është mbajt mbledhja e Komisionit.
Me këtë rast unë kam përshkruar rastin në fletoren e shënimeve për punën e Komisionit si vijon: “Komisioni ka konstatuar se në zyrën ku kanë qenë dokumentet, me 7 qershor, Kryetari i Komunës ka mbajt mbledhje me persona me nevoja të veçanta, me që rast i kanë lëvizur dokumentet nga vendi dhe e kanë ndryshuar radhitjen e tyre. Paraprakisht unë i kam harruar çelësat e kësaj zyre në Komunë.
Për shkak të hyrjes në këtë zyre dhe lëvizjes së dokumentave, Komisioni e ka ftuar Kryetarin e Komunës dhe Kryesuesin e Kuvendit për sqarime. Kryetari ka kërkuar falje dhe ka deklaruar se nuk ka qenë i njoftuar se në këtë zyre nuk bënë me hy.
Gentriti, anëtar i komisionit, ka kërkuar që komisioni sot të mos punoj për arsyet e lartpërmendura.”
Tekst e kam lexuar para komisionit, me tekstin janë pajtuar të gjithë anëtarët.

Komisioni, pa asnjë kundërshtim, është pajtuar që ta vazhdojnë punën me 9 qershor.
Me 9 qershor komisioni e ka vazhduar punën, në të cilën ka marr pjesë edhe Gentriti, i cili atë ditë ka kërkuar nga unë që të kërkoj nga Kryesuesi i Kuvendit ta jep një deklaratë me shkrim në lidhje me rastin. Për kërkesën e Gentritit e kam njoftuar Kryesuesin në të njëjtën ditë.
Me 10 qershor Komisioni ka vazhduar me punë, Gentriti përmes një mesazhi e ka njoftuar komisionin se do të vonohet 20 – 30 minuta por ai nuk erdhi atë ditë fare.
Me 11 qershor LDK ka dal në një konferencë për shtyp përmes të cilës ka krijuar konfuzion që nuk i ndihmon askujt madje as autorëve të këtij konfuzioni të panevojshëm.
Unë shprehi keqardhje për këto veprime të pa qëllimshme nga njëra palë dhe të pavend nga pala tjetër, duke premtuar se as një student nuk do të dëmtohet, përveç vonesës 3 – 4 ditëshe për nxjerrjen e rezultateve.
Dokumentet e studentëve përveç në formën fizike janë edhe të skanuar, prandaj nuk ka mundësi që ndonjë dokument të mungoj.
Studentët duhet të jenë të sigurt se, puna e komisionit do të jetë deri në fund transparente dhe korrekte, në fund të fundit këtë mund ta vërtetojnë të gjithë studentët e interesuar, posa ta përfundon punën komisioni.
Sot me 13 qershor komisioni do ta vazhdon punën në orën 18.00, besoj se të gjithë anëtarët e komisionit do të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit, në mënyrë që punën që e kemi marr përsipër ta kryejmë sa ma shpejt.

You Might Also Like