Futboll

Gjilani e Llapi barazojnë në miqësore

Përbërja e SC Gjilanit ishte kjo:
1. Enea Koliçi, 3. Armend Halili, 33. Arbër Prekazi, 16. Besart Krivanjeva, 6. Fabjan Beqja, 99. Yll Hoxha, 23. Besar Musolli ©️, 14. Albert Dabiqaj, 7. Elton Calé, 27. Shend Kelmendi, 19. Blerim Krasniqi
Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Llapi dhe Gjilani kanë zhvilluar sot ndeshje kontrolluese në qytetin e Strugës.

Kjo miqësore ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Llapi e mbylli pjesën e parë në epërsi, pas golit të Bianor Neto në minutën e 42-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 50-të.

Ishte transferi i ri i kuqebardhëve, Baton Zabërgja i cili në ndeshjen e tij të parë realizon gol.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, skuadrat dështuan të shënonin dhe miqësorja u mbyll pa fitues.

You Might Also Like