OPINION

Të rishikohet Ligji për faljen e borxheve ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike

Meqenëse Qeveria vazhdon të subvencionojë dhe ndihmojë qytetarët në formën e ndarjes së mjeteve financiare si ndihmë nga shteti, do të ishte e mirëseardhur edhe për shumë kategori të familjeve në Kosovë rishikimi i ligjit Nr.05/L-045, për faljen e borgjeve publike, duke mundësuar familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar, të i’u falet borgji që u është akumuluar deri në fund të vitit 2021. Përderisa Qeveria aktuale në Kosovë ka ndjekur politikat sociale të ndarjes së mjeteve buxhetore ndaj kategorive të cilat veçse janë të punësuar, dhe u ka dhënë mbështetje financiare në mënyra të ndryshme, kategorinë që nuk e ka marrë në konsideratë asnjëherë, ka qenë kategoria e të papunëve që jetojnë me prindër pensioner, të cilët shpeshherë janë familje të gjera me fëmijë, që nuk kanë asnjë të ardhur, jetojnë me pensionet e prindërve të moshuar. Kjo kategori nuk ka përfituar asnjëherë, pasiqë gjatë shpërndarjes së mjeteve financiare kjo kategori është anashkaluar për arsye se jetojnë me kategorinë që financohen nga shteti “prindër pensioner”, dhe nuk u ka takuar ndihma e shtetit. Tashmë u janë shpërndarë vërejtjet familjeve dhe bizneseve për borgjin e mbledhur ndër vite, ndër ta edhe kësaj kategorie, paralajmërim që së shpejti do të kenë punë me përmbaruesit për borgjin, duke mos marrë për bazë asnjëherë mundësitë e vogla dhe vështirësitë që kanë, e shumë nga t’a edhe me të sëmurë brenda familjeve, gjë që e vështirëson edhe më tej jetën brenda bashkësisë. Një rishikim i ketij ligji, do t’i hapte rrugën mundësisë së shlyerjes/faljes së borgjit ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike deri më 31.12.2021 duke i’a lehtësuar jetën dhe presionin psikosocial shumë familjeve që u shkaktohet për çdo ditë e më shumë nga pothuajse shtrenjtimit të çdo artikulli jetësor, dhe vështirësisë që kalojnë në përgjithësi. Prandaj, edhe një presion i mbledhjes së borgjit nga shteti për keto familje, nuk do të ishte më shumë përveçse t’i thuhet të gjejnë mënyrën dhe të largohen nga vendi. Dihet qartë se këto 3-4 vitet e fundit pandemia ka vështirësuar shumë jetën e qytetarëve, në të njëjtën kohë ka pamundësuar kryerjen e obligimeve ndaj

Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike, prandaj, propozime të tilla që do t’a ndihmonin familjen kosovare do të ishin të mirëseardhura. Qeveria aktuale meqenëse ka patur idetë e shpërndarjes së qindra milionë eurove ndaj kategorive të ndryshme, edhe një ndihmë ndaj kësaj kategorie, dhe shumë familjeve të tjera që janë në prag të mbijetesës do t’i dëshmonte se ka i parasysh dhe nuk i lë në harresë asnjëherë. Autor: Msc. Skender Berisha

You Might Also Like