
Liria e Prizrenit ka shkaktuar befasinë e madhe në Kupën e Kosovës.
Skuadra e Ligës së Parë ka eliminuar Dritën në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, me rezultat 1-2.
Bardhekaltrit ishin favoritë në këtë ndeshje, por kështu nuk menduan edhe mysafirët, të cilët krejt në fund arritën ta sigurojnë kalimin tutje.
Pjesa e parë në Gjilan kishte përfunduar baras 1-1, ku fillimisht Liria kaloi në epërsi me anë të Tijuezas (‘3), ndërsa Marko Simonovski barazoi me golin e minutës së 32-të.
Golin e fitores për prizrenasit e realizoi Ardit Topallaj me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes.