Futboll

Ramadani i lumtur me fitoren

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore ndaj Llapit në udhëtim në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.Gjilani fitoi ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultatin 1-2.

Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani u shpreh mjaft i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në këtë ballafaqim.

“Kjo është meritë e futbollistëve. Fusha ishte e rënduar, shpirti luftarak duhej të ishte i pari. E nisëm ndeshjen perfekt dhe pastaj Llapi arriti ta ul avantazhin. Goli i pranuar na mobilizoi më tepër. Në pjesën e dytë kishte luftë sportive, jam i bindur që sot referimi s’ka qenë 50-50”, tha Ramadani.

You Might Also Like