Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshje që po zhvillohen këtë të diele. Në ndeshjet Prishtina – Gjilani dhe Llapi – Ferizaj nuk ka gola, derisa pjesa e parë e ndeshjes Drita – Ballkani është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1.
Kanë qenë të parët mysafirët që kanë ardhur në epërsi me golin e Meriton Korenicës në minutën e 11, i cili pasi është shërbyer mirë në të majtë nga afërsia ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të portierit Smakiqi.
Mirëpo në minutën 44, pas një aksioni të organizuar mirë nga Ovuoka e Blakqori, Muharrem Jashari ka gjuajtur bukur, portieri Frashëri dëboi topin me këmbë, por deri në shtyllë dhe nga shtylla e majtë topi u fut në rrjetë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.