Postim i grupit të tifozëve “Intelektualët”:
Kjo duhet të jetë përgjigjja e secilit nga ne, ndaj çdokujt që fundjavën po e planifikon larg palestrës “Bashkim Selishta”, e që po bën shumë gabim!
Nesër mbrëma, me fillim nga ora 20:00, vashat e DRITËS rikthehen në Gjilan për t’a luajtur finalen e pestë, të fundit dhe përfundimtaren, vetëm për fitore dhe për ngritjen e titullit kampion.
Nesër mbrëma synohet përmbysja e madhe. Ishim në disavantazh 0:2. Tani jemi 2:2. Finalja e nesërme mund t’a qoj në 3:2 rezultatin e përgjithshëm dhe përfundimisht t’i mundësoj KV DRITËS titullin e shtatë (7) kampion. Përmbysja ideale, e denjë për skenar filmash motivues, por që sigurisht mund të arrihet vetëm nëse jemi maksimalisht të bashkuar me skuadrën tonë të zemrës, vetëm nëse zonin n’tribinë e lojna ne …
Këtë të Diele, pra nesër ora 20:00, kushdo që e ndjen veten Intelektualë, pa marr parasysh mosha apo gjinia, le të bashkohet në me Armatën Bardhë e Kaltër, për ligjëratën tjetër. Të dridhet palestra, të ushtoj përsëri qyteti, vetëm për Krenarinë e Qytetit tonë, vetëm për ngjyrat më të mira në botë, ato Bardhë e Kaltër!