Muaj më parë, falë bashkatdhetarit Edon Syla, banorët e fshatit Bresalc të Komunës së Gjilanit kishin hapur një rrugë të fshatit të tyre, e cila ishte më se e nevojshme sidomos për fëmijët që të shkojnë në shkollë.
Të rikujtojmë se falë bashkatdhetarit tonë Edon Syla është arritur që me buldozerë të bëhet rihapja e rrugës, e gjatë prej 200 metrave. Ai edhe pse jeton jashtë vendit ishte pjesë e nismës për lehtësimin e qarkullimit të kësaj lagje, të lagjes Bukaj dhe ka shtuar se është i gatshëm që në çdo mënyrë t’i ndihmojë vendlindjes.
Tashti, kur rruga është e hapur dhe me afrimin e stinës së shirave e borës, banorët e kësaj lagje kërkojnë që kjo rrugë të asfaltohet, ngase ajo është shumë e duhur për banorët e fshatit dhe se ajo nuk ka në një kosto të lartë për komunën e Gjilanit. /kryelajmi.com/.