Klubi i futbollit, FC Prishtina ka njoftuar se ndeshjen e radhës me Dritën, e cila ishte e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvendosur në Kompleksin Nacional në Hajvali.
Gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” është rënduar ditëve të fundit pasi Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje dhe kushtet atmosferike kanë ndikuar që kjo fushë të jetë në gjendje jo të mirë, duke i pamundësuar kryeqyteasve të zhvillojnë ndeshjen e radhës në stadiumin e tyre.
Të dielën, në Hajvali, do të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 15-të të Albi Mall Superligë me fillim nga ora 13:00.
“Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, e rënduar deri në atë masë sa nuk lejon zhvillimin e një lojë futbolli.” thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Gazeta Olle/