Gjilan

Gjilani fiton bindshëm

Në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit Mirsad Jonuz, Liria u deklasua sot nga Gjilani në Prizren.

Takimi  përfundoi me rezultat 0-4 (Edi Basha (P) 23’, Elvedin Heriq 26’ 30’, Elton Cale 85’) për Gjilanin, epërsia e të cilëve shumë lehtë mund të ishte edhe më e thellë.

Ndeshja filloi tejet keq për Lirinë, me mbrojtësin Melos Zenunaj që u përjashtua me karton të kuq (25’), dy minuta pasi vendasit kishin gjetur epërsinë përmes penalltiës së Edi Bashës.

E që nga ai moment, Gjilani dominoi totalisht, krijoi plot raste për shënim dhe shënoi edhe 3 herë të tjera, për përfundimtaren 0-4.

Për Gjilanin kjo ishte fitorja e pestë sezonale, e cila e nxjerrë këtë skuadër nga zona e rrezikshme për momentin.

Sa i përket Lirisë, prizrenasit kanë mbrojtjen më të dobët në ligë dhe vazhdojnë ta rrezikojnë gjithnjë e më tepër rënien nga elita e futbollit kosovar.

You Might Also Like