Me datë 27.12.2023 klubi i karatesë “Drita” mbajti manifestimin për fundvit, ku kryetari i klubit Arsim Ibrahimi para të pranishmëve shpalosi të arriturat në vitin 2023.
Këtë vit, K.K “Drita” ka arritur një rezultat shumë të mirë madje ka dyfishuar suksesin krahasuar me vitin e kaluar. Xhesina Robelli shpallet më e mira te grupmoshat e reja tek vajzat, Fron Mustafa shpallet më i miri te grupmoshat e reja tek djemtë, ndërsa dy më të mirët te KK “Drita” janë: Eror Haziri, i cili u shpall më i miri i vitit nga meshkujt, kurse Idea Haziri u shpall më e mira nga vajzat.
Trajneri i vitit për vitin 2023 shpallet Blerim Hajdari.
Reshat Halili u shpall trajner me suksese Ballkanike, kurse Flakë Halili u shpall trajnere e dalluar.
Të gjithë fëmijët janë shpërblyer për suksesin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij viti.
Këtë vit K.K “Drita” ka fituar gjithsej 50 medalje, 22 të arta 6 të argjendta dhe 22 bronzta, duke veçuar medaljen ballkanike të fituar nga kampionia Idea Haziri, në kategorinë Kata, medalje kjo e vetme deri më tani në komunën e Gjilanit dhe e dyta në histori të Kosovës.
K.K Drita është jo vetëm klub, por Akademi e karatesë, që nga viti 1972 duke nxjerrë shumë talente në komunën tonë e që me kalimin e kohës kanë ndarë rrugëtimin e tyre suksesshëm, duke e gjetur vetin nëpër klube dhe aktivitete të ndryshme.
Tani Drita suksesshëm po e rikthen sërish lavdinë e saj të ndërtuar ndër vite, me mund e sakrificë, gjeneratë pas gjenerate.