Futboll

Përfundon pjesa e parë, keq për Dritën

Në luftën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në Futboll, në Mitrovicë në Stadiumin “Riza Lushta”, po zhvillohet ballafaqimi ndërmjet Dukagjinit të Klinës dhe Dritës së Gjilanit. Dukagjini që ishte i katërti në Ligën e Parë të Kosovës, është në epërsi ndaj Dritës me rezultat 1:0. Të vetmin gol deri më tashti e ka shënuar Eli Zallaj, i cili nga një pozitë ballore, pas harkimit nga e djathta ka gjuajtur furishëm, duke e qëlluar këndin e epërm të djathtë të portierit Halimi.

Drita ka pasur disa gjysmëraste, por nuk ia doli të bëjë diç më tepër. Ndeshja po zhvillohet para një tifozërie të zjarrtë të të dy ekipeve.

Milaim Zuzaku, trajner i Dritës ka cka t’u thotë lojtarëve të tij, në mënyrë që t’i ikin disavantazhit dhe të shmangin rënien nga Superliga.

 

 

You Might Also Like