Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, aktivitetet kanë vazhduar me “Nejën e Diasporës” në Forumin Ekonomik “Njihuni me invstitorët e Gjilanit nga Diaspora”, organizuar nga platforma mediale albinfo.ch dhe Komuna e Gjilanit. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se diaspora është pjesa vitale, pasuri e kombit, potenciali për zhvillim të vendit. Sipas tij kontributi i diasporës ndihet dhe vlerësohet në çdo kohë dhe në secilin sektor. I pari i komunës, tha se ndryshimet politike në vend para tre vitesh jetësuan ndryshimin edhe në relacion me diasporën, fillimisht me promovimin e dialogut me mërgatën, për të identifikuar sfidat dhe mundësitë që kanë bashkatdhetarët. “Në nivel vendi kemi përfshirë diasporën në hartimin e politikave duke marrë rol aktiv në zhvillim”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, shtoi se Ligji për Zgjedhje, është në harmoni me nevojat, ambasadat dhe konsullatat i shndërron në qendra votimi për diasporën, zotim ky tashmë i përmbushur. Mundësi më e lehtë që mërgata jonë, të shpreh vullnetin politik që siç mund të mendohet është krejtësisht i sinçertë e objektiv dhe vetëm në të mirë të vendit e kombit tonë. Më tej shtoi se Qeveria ka dizajnuar programe të përfshirjes së diasporës dhe ndërlidhjes me vendin e origjinës përmes edukimit joformal, programit për diplomaci publike përmes angazhimit professional dhe aktiviteteve tjera. “Fondi për Diasporë, është krijuar për ide të reja dhe zhvillim të kreativitetit”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit, shtoi se themelimi i Fondit Sovran, i miratuar si koncept dokument në mbledhje të Qeverisë në qershor të vitit 2022, ka për qëllim krijimin e një dinamike të re në ekonominë e vendit tonë. Sipas tij ekonominë e kishim të dëmtuar e besa në raste të caktuara edhe të sakatosur nga qëllime të ndryshme, ndërsa tani, ajo po ringjallet dhe po mer kujdesin dhe qasjen e nevojshme. Keyeyari shtoi se Fondi Sovran, do t’i raportoj Kuvendit të Republikës së Kosovës, synon t’i marr ndërmarrjet publike nga Qeveria dhe asetet Agjencisë së Privatizimit. “Në pranverë vendi ynë kaloi suksesshëm procesin e rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë, vlerësuar lart për përmbushje të standardeve ndërkombëtare nga organizatat që monitoruan”, tha Hyseni. Kryetari tregoi se Komuna e Gjilanit, nga ky regjistrim numëron 82 901 banorë ndërsa në nivel vendi popullsia ka moshen mesatare 34.82 vjet. Apo komuna e katërt. Siias tij diaspora po regjistrohet, duhet vazhdoni të regjistroheni dhe të inkurajoni të tjerët për Regjistrim. Edhe gushti është mundësia për një proces që ju bën të përfshirë në planifikim dhe ndodh vetëm një herë në një dekadë. Ai tha se diaspora ka shumë potencial për zhvillim. Interesimi më i madh nga aplikimi për investime strategjike është i koncentruar në disa sektorë: Sektorin e energjisë- energji e rinovueshme qoftë përmes hidrocentraleve dhe energjisë me erë Sektorin e ndërtimtarisë-diaspora ndihmon në krijimin dhe gjenerimin e vendeve të punës në Sektorin e ndërtimtarisë dhe materialeve ndërtimore. Sektori i eksportit ka shënuar rritje të madhe. Sektori i prodhimit- dru, ushqim dhe plastikë është zhvilluar Bujqësi dhe turizëm po ashtu ka rritje. Sektori i IT-së, është sektor në zhvillim të hovshëm. Investimet në patundshmëri mbesin më të lartat. “Në komunë gjithashtu kemi shembuj suksesi në investime dhe gjenerimi të vendeve të punës”, tha Hyseni. Sipas tij nikoqiri i këtij organizimi të sotëm, Fehmi Fetahu, bashkatdhetari dhe bashkëqytetari ynë është Investitori më i madh në komunë dhe tregimi i tij bartë suksesin në investim. Ai tregoi se në Verbicë të Kmetovcit në pranverë bashkë me kryeministrin e Republikës Albin Kurti, vum gurthemelin e fabrikës për prodhim të dyerve dhe dritareve “EDI fenster” me pronar bashkatdhetarin nga Gjermania, Arsim Hashani. Sipas tij vlera totale e këtij investimi është 10 milion euro dhe në vitet e para është planifikuar punësimi i 50 punëtorëve për të vazhduar në faza tjera me rritjen e prodhimit me angazhimin e 150 punëtorëve. Këto janë vetëm dy shembuj të investimit nga shume sosh. Ai tregoi se në takimin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, në Näfels të Zvicrës këtë vit, pati mundësinë të takoj shqiptarët e fushës së biznesit në botë dhe shkëmbyem përvojat më të mira në investime dhe të bërit biznes. Kryetari shtoi se shumë e rëndësishme është që ato praktika të barten në vendlindje. Bëra ftesë atëherë, ju bëj ftesë edhe sot, ejani në Gjilan dhe investoni. Përkrahjen ju garantojmë me të gjitha kapacitetet institucionale në të dyja nivelet, atë lokal dhe qëndror. “Komuna po angazhohet për Zonën Ekonomike, një terren të qëndrueshëm për investime dhe biznes, një hapësirë kreative e inovative që angazhon resurset tona në dispozicion të investitorëve”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, tha se për të lehtësuar investimin dhe zvogëluar barrierat Qeveria e Kosovës së fundmi ka lansuar “Dritaren për Investime të Diasporës”. Kjo dritare është një mundësi e mirë për investime duke garantuar huatë për biznese me pronarë nga mërgata. Sipas tij politikat lokale dhe ato në qeverinë qëndrore vazhdojnë të avancojnë me diasporën në qendër, si promotor të zhvillimit në periudhën më të ndritshme dhe të sigurt për investime, asnjëherë mjaft, por gjithmonë në progres kur bashkëpunojmë dhe krah njëritjetrit zhvillojmë vendin për gjeneratat që vijnë. I pari i Komunëa së Gjilanit i uron pushime të këndshme ne vendlindje! Fehmi Fetah, investitori më i madh në Gjilan, në resortin Vali Ranch, tha se është i kënaqur me investimet që ka bërë tash 16 vjet. Ai i ftoi diasporën të vijnë e investojnë në Gjilan e Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulezim Rafuna, tha se lidhja me diasporën ka rëndêsi të madhe, pasiqë janë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Ai tha se OEK mbështet investimet nga diaspora për një Kosovë tê zhvilluar. Më pas është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe OEK-ut.