Kemi kënaqësinë të njoftojmë se edicioni i 11-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Muzikës “Mollëkuqet” u realizua me sukses. Ky event i rëndësishëm ka për qëllim të promovojë talentet muzikore dhe të pasurojë kulturën tonë, duke ofruar një platformë mbarëkombëtare.
Drejtoresha ekzekutive e festivalit, znj. Arta Haziri-Nuhiu, e udhëhoqi këtë edicion me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke u përballur me sfida të ndryshme për të siguruar zhvillimin e këtij festivali. Pavarësisht vështirësive, rëndësia e këtij eventi ishte thelbësore për të ofruar një mundësi për artistët dhe për të mbështetur kulturën.
Njoftojmë se vendin e parë e fitoi Ilenia Llanaj nga Shqipëria, e cila me performancën e saj të shkëlqyer arriti të impresionojë të gjithë pjesëmarrësit.
Duam të shprehim mirënjohjen tonë për stafin realizues, të cilët kontribuan në suksesin e festivalit: – Erdë Mehmeti – Mifeta Buhiqi – Erblin Kqiku – Ermal Demiri – Gzim Hajdari.
Falënderojmë gjithashtu vullnetarët tanë, të cilët ishin të palodhur në mbështetje të këtij eventi: – Art Rexhepi – Sherife Syla – Belina Hasani – Alena Bilalli – Linesa Ukshini – Ilda Nuhiu – Lorent Shala – Anesa Brestovci Një falënderim të veçantë i shkon jurisë për angazhimin dhe vlerësimin e performancave, një rol kyç në suksesin e festivalit.
Po ashtu, falënderojmë sponsorët tanë që kontribuan në realizimin e këtij eventi: – “Vali Ranch Resort” – “Kimi Cafe and Cake House” – “AfroCom” – “Palma” – “A.R Katana” – “Lumi HD” – “Rose Wedding Planner” dhe shumë të tjerë.
Një falënderim i veçantë për “Kimi Cafe and Cake House” për embelsirat e dhuruara për fëmijët, “AfroCom” për dhuratat e shumta, “Karnolsky Center” nga Bullgaria për mbështetje, dhe “Rose Wedding Planner” për organizimin e ditëlindjeve falas. Falënderojmë gjithashtu pronarët e “Vali Ranch Resort”, znj. Sara Fetahu dhe z. Femi Fetahu, për mbështetje të jashtëzakonshme, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për përkrahjen e tyre.