ARSIMI

Ekoklubi i Gjimnazit Natyror ,,Xhavit Ahmeti,, zuri vendin e parë në mesin e shkollave të mesme të Gjilanit

Ekoklubi i Gjimnazit Natyror ,,Xhavit Ahmeti,, ka zënë vendin e parë në mesin e shkollave të mesme të Gjilanit në një punëtori të mbajtur këtë fundjavë me ftesë nga Caritasi Zviceran dhe  Youth Enviromental Imjpact (YENI).

Siç ka theksuar profesori i biologjisë, Enver Rexhepi, i cili njëherit është kryetar i Ekoklubit të Gjimnazit Natyror ,,Xhavit Ahmeti,, kjo ngjarje që ka të bëjë me vetëdijesimin e të rinjve në lidhje  me mjedisin jetësor është mbajtur  ,,Për ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për humbjen e ushqimit dhe reduktimin e mbeturinave,,.

Pjesë e punëtorisë kanë qenë nxënësit e klasave të dymbëdhjeta dhe njëmbëdhjeta, Alina Krasniqi, Auron Latifaj, Sonila Jakupi, Dorina Shabani, Dielleza Kamberi dhe Olt Bislimi.

Punëtoria është mbajtur në një nga sallat e Restorantit ,,Pylli i Arinjve,, në fshatin Mramor afër Prishtinës.

Pas përfundimit të punëtorisë dhe ndarjes së çmimeve pjesëmarrësit kanë vazhduar me një vizitë në strehimoren e arinjëve, ku nxënësit u njohën drejtpërdrejtë me arinjtë dhe kushtet e strehimores dhe u ndanë tepër të kënaqur, duke u informuar nga ciceroni, i cili tregoi në hollësi për kushtet ku kanë jetuar arinjtë para se të vijnë në strehimore.

,,Falënderojmë Caritasin zviceren dhe YENI që na mundësuat një vizitë të tillë me karakter edukativ dhe arsimor në lidhje me mjedisin,, ka përfunduar Enver Rexhepi, profesor i biologjisë.

You Might Also Like