ARSIMI

Profesoresha e Universitetit “Kadri Zeka” Lindita Nebiu Hyseni mbanë ligjeratë online në Universitetin Foggia në Itali

Profesoresha Lindita Nebiu Hyseni, e cila ligjeron në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ishte ftuar më herët nga Prof.Dr.Mariantonietta Fiore, të ligjeron në dy seminare në Universitetin e Foggia të Italisë për studentet e Doktoraturës dhe studentët e EUxEU. Profesoresha e cila ligjeron në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Gjilan, këtë kënaqësi e ka pasur të prezenton “Implementimi I Bloom Taxonomy nëpërmjet e-learning”. “Jam shumë e nderuar për një vlersim të profesorit të nderuar Mariantonietta Fiore dhe Universitetit në Foggia të Italisë të ligjeroj në dy seminare online në këtë Universitet me tradita evropiane e botërore, duke prezentuar sëpari kapacitetin tim Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ndërsa është nder i veqantë duke prezentuar edhe shtetin e Kosovës”, bën të ditur, profesoresha Lindita Nebiu Hyseni. Profesoresha Hyseni ka theksuar se me punë arrihet gjithqka. “Jam e lumtur që mu dha mundësia, ishte një dëshirë dhe ëndërr e imja duke marrë parasysh se në Universitetin tonë ende nuk ka studime të Doktaraturës dhe student të EU-së, duke dëshmuar se me punë arrihet cdo synim dhe duhet të jetë një motiv për gjeneratate reja”.

You Might Also Like