OPINION

Në vend të reagimeve ditore, është momenti me i thënë dy fjalë

Shkruan: Lutfi Haziri
Në vend të reagimeve ditore, është momenti me i thënë dy fjalë:

Magjën, në vend se me ia garantu popullit, Kurti ia ka garantu shokut.
Ushtarit, përpos që ia ka përplas pjatën, ai s’mundet të shkojë në SHBA e Britani për shkak të politikave të pakoordinuara dhe agjendave të fshehura ideologjike të kryeministrit në ikje.
Policëve të cilët parandaluan sulmin terrorist, në vend se t’i shpërblejë, Kurti me shokë u kanë thënë se ‘janë vec për me u fry në fitnes’.
Dhe, e fundit për sonte, deputetit të pushtetit, i cili ka tërhequr paralele të pabazë sot, ia rikujtoj se tash e 4 vjet veç Kurti takohet me Vuçiqin, i cili Kosovës ia solli marrëveshjen më të keqe. Me gjasë, nuk mund të ketë marrëveshje se ajo që ky i fundit ia solli Kosovës.
LDK nuk i zbaton marrëveshjet e këqija dhe parimi i dakordimit për mosdakordim është mes Kurtit e Vuçiqit, e jo i opozitës dhe partnerëve të Kosovës.
 
Të gjitha reagimet:
Avdyl Jerliu, Muhadin Haziri dhe 20 të tjerë
 
 

You Might Also Like