Futboll

Futbollistët e Kombëtarës se Kosovës në futboll U17 mbajnë grumbullimin dy ditor në Hajvali

Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës në futboll U17 Arbnor Morina sot ka pasur në dispozicion 26 futbollistë nga diaspora dhe ata vendorë për të vazhdur përgatitjet për të përzgjedhur më të mirët.

Në kompleksin e Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, nën drejtimin e Arbnor Morinës dhe stafit të tij 26 futbollistët kanë mbajtur seancën stërvitore. Në ditën e dytë, Kombëtarja e Kosovës U17 do të zhvillojë një ndeshje miqësore me KF Rilindja për të parë edhe më shumë cilësit e këtyre futbollistve.

Përzgjedhësi Arbnor Morina lidhur me këtë grumbullim është shprehur:

“Po vazhdojmë t’i testojmë disa futbollistë të talentuar me stafin tim për dy ditë, është një vazhdimsi e grumbullimeve të futbollistve po shihet se janë të talentuar por duhet të punohet shumë për grumbullimin e radhës për grupmoshat U17 do të njoftohen me kohë të gjithë ata futbollist të cilët do t’i thërrasim.”

You Might Also Like