Teatër

Talentët e rinj nga Presheva, Kamenica e Gjilani, promovohen në Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme

Nxënësit e shkollave të mesme të Gjilanit, Kamenicës e Preshevës, kanë promovuar talentin e tyre me shfaqje teatrale në Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme, i cili është mbajtur në Teatrin e Qytetit në Gjilan, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se gjatë dy ditëve, Teatri i Qytetit tonë ishte nikoqir i Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme.
Sipas të parit të qytetit, ky eveniment ka bashkuar pesë shkolla të mesme nga qyteti i Gjilanit dhe komunat e Kamenicës e Preshevës. Nxënësit e këtyre shkollave kanë paraqitur shfaqje teatrale, të cilat janë përgatitur pas dy muajsh trajnimesh intensive me trajnerë profesionistë të teatrit.
Organizator i festivalit është organizata Anamour, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit.
“Ky festival është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar talentët e rinj dhe për të fuqizuar kulturën tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like