Viti

Së shpejti në SHMLM “Kongresi i Manastirit” do të funkcionalizohen kabinetet

Në kuadër të Agjendës së Kontratës Sociale, ne ambientet e SHMLM”Kongresi i Manastirit” ne Pozharan u mbajt një takim i radhës mes Komunës së Vitisë, stafit të shkollës si përfituese dhe përfaqësuesve të USAID-it për funksionalizimin e kabineteve në shkollën “Kongresi i Manastirit”.
Gjatë këtij takimi u prezantua lista finale e pajisjeve për kabinete të kimisë, biologjisë dhe elektros/makinerisë, duke adresuar edhe komentet e fundit nga ish drejtori dhe qytetarët e Pozharanit, këshilli drejtues i shkollës dhe arsimtarët e lëndëve.
Pas këtij procesi, pritet që procedurat e prokurimit të publikohen nga Komuna dhe USAID, me qëllim që kabinetet e shkollës të bëhen funksionale dhe t’u mundësohet nxënësve të zhvillojnë aftësi praktike.
Ky angazhim i përbashkët përmes Agjendës së Kontratës Sociale përfaqëson një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarë/Aziz Zuka

You Might Also Like