Gjilan

Policia e Kosovës mban takim pune me Komitetet Lokale për Siguri Publike

Sot me datë 18 mars 2025 rreth orës dhjetë, është realizuar një takim pune me qellim të fuqizimit të partneritetit dhe avancimit të cilësisë së shërbimeve policore dhe bashkërendimit të aktiviteteve pro aktive me Komitetet Lokale për Siguri Publike në zonën e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjilanit.

Takimi është mbajt në sallën e konferencave në bibliotekën e qytetit në Gjilan në mes të Policisë së Kosovës dhe Komiteteve Lokale për Siguri Publike nga zona e rajonit të Gjilanit.

Në takim u diskutuan aktivitetet e KLSP-ve të realizuara gjatë vitit 2024, si dhe realizimi i projekteve dhe planifikimi i tyre për vitin 2025, si dhe rivitalizimi i Komitetet Lokale për Siguri Publike dhe trajnimi i anëtareve te ri.

Takimi u realizua nga zyrtarë të Drejtorisë së Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, përkatësisht nga sektori për bashkëpunim me Forumet e Sigurisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë në bashkëveprim me Koordinatorin e Projekteve për Komunitet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan Toger Fatos Latifi.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të siguroj ambient të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret e saj.

You Might Also Like