Të martën me datë 22 Prill duke filluar nga ora 19:30, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, sopranoja Urta Haziraj mban Koncert Solistik me program nga epoka e barokut. Në program do të përfshihen vepra nga kompozitorë si: Henry Purcell, Vivaldi, Fago, Hasse e Handel. Fryma e këtij stili do të sjellë në pah teknikën e veçantë e të përsosur që kërkohet nga solistët. Në përcjellje do të jetë pianisti Lekë Salihu dhe mysafire e Koncertit violonçellistja Gresa Broqi.