
Shkruan: Shemsi Doda
Teksti: Martin McDonagh
Regjia:Afedia Boriçi
Luajnë: Gani Veseli
Valon Nuhiu
Egzona Salihu
Artan Ibishi
Shfaqja e Martin McDonagh-së merret me frustrimet e thella të njerëzve që përballen me trauma që i përcjellin gjatë gjithë jetës. Ai eksploron mënyrat se si këto trauma ndikojnë në marrëdhëniet ndërpersonale dhe shqetësimet ekzistenciale që ndjejnë protagonistët e tij. Nëpërmjet karaktereve të tij komplekse, McDonagh trajton temën e vuajtjes, por gjithashtu edhe përpjekjes për të gjetur kuptim dhe qetësi në një botë të mbushur me dhimbje.
Në anën tjetër, shfaqjet e tij shpesh pasqyrojnë aspektin e errët të shoqërisë, ku individë të caktuar shfrytëzojnë çdo mundësi për fitime monetare, pavarësisht pasojave morale. Një nga elementët më bizarë në veprat e tij është tregtia me gjymtyrë, një metaforë për mënyrën se si shoqëria mund të shndërrohet në një skenë të egër kapitaliste, ku çdo aspekt i jetës mund të shndërrohet në një produkt për t’u shitur. Kjo na bën të pyesim për vlerat tona njerëzore dhe etikat që përbëjnë themelin e marrëdhënieve tona.
Regjisorja Afeida përfshin humorin e errët për të trajtuar këto tema të rënda, duke krijuar një kontrast të fortë mes tragjedisë dhe komedisë. Ajo sfidon publikun të reflektojë mbi moralin e shoqërisë, ndjenja e të qenurit ndryshe dhe reagimet e njerëzve përballë situatave të papritura. Nëpërmjet karaktereve ajo tegon se si trauma dhe frustrimi mund të çojnë në zgjedhje të dyshimta dhe sjellje që bien në kundërshtim me natyrën njerëzore.
Rolet: Kryesisht të punuara bukur me të gjitha elementet e aktrimit modern me disa vërejtje për masën si element kyq në shtjellimin kompleks mes karakterit në shfaqje dhe individëve aktorë që performojnë në shfaqje .Shquhen për role Valon Nuhiu dhe Artan Ibishi.
Skenografia ,Kostumet ,Muzika dhe elementet tjera në funksion të shfaqjes.
Shfaqjet e tilla janë një pasqyrë e asaj që do të thotë të jesh njeri në një botë të komplikuar dhe të ndërlikuar, duke na e bërë të qartë se frika, dhimbja, dhe humori janë pjesë të pandashme të ekzistencës sonë e që u mirprit nga publiku në sallë që e durtrokiti gjatë kët realizim të trupës Preshevare.