Futboll

Nga FC Drita largohet edhe Ensar Huruglica

Nga FC Drita është larguar edhe Ensar Huruglica pas një viti e gjysmë qëndrim me një titull kampioni të fituar.

22-vjeçari që luan si mesfushor ofensiv me një postim emocionues ka lajmëruar largimin nga kampioni i Kosovës.

Ai ka publikuar edhe golin më të mirë të tij të shënuar me Dritën, ndaj Ballkanit vitin e kaluar në Suharekë.

Huruglica njihet si një mesfushor me gjuajtje të fuqishme nga diatanca, por edhe për teknikën e tij fantastike.

Postimi i plotë nga Ensar Huruglica:

1 vit e gjysmë i kaluar te skuadra e qytetit me arritjen më të madhe: Kampion i Kosovës. Faleminderit FC Drita, krenar që vesha këtë fanellë dhe mirupafshim.

You Might Also Like