Një nga portierët më të mirë në Kosovë, Florian Smakiqi, është përforcimi i ri i Prishtinës së Re.
Pas largimit nga Drita, Smakiqi ishte i vërshuar nga ofertat, por Prishtina e Re ka siguruar shërbimet e tij.
Gazeta Olle mëson se Smakiqi ka nënshkruar tashmë me Prishtinën e Re dhe do të jetë numri 1 i kryeqytetasve të rinj.
Me nënshkrimin e njërit prej portierëve më të mirë në Kosovë, skuadra e drejtuar nga trajneri Elon Berisha, Prishtina e Re tregon se nuk është futur vetëm për shëtitje në elitën e futbollit kosovar, por për të qenë arrë e fortë për secilin kundërshtarë.