Shkruan: Ardianë Halimi –
Qeveria e Ramushit nuk e ka asnjë gjasë për tu bërë, zaten edhe numrat në andërr po ju shfaqen sikur posti i Kryeministrit (gjatë fushatës zgjedhore). Përsëritja e vazhdueshme e Ramushit se, i ka numrat për të bërë Qeverinë kjo është vetëm sa për t’ju hedhur hi syve qytetarëve dhe ndërkombëtarëve! Presidenti duhet të reflektoj sa më parë që ta thërret seancën konstituive, e jo të përsëritet situata e njëjtë e vitit 2014 (me ngërqe politike). Nëse “fituesit” nuk i kanë numrat, atëherë Thaçi duhet që mandatarin t’ja kalojë partisë së dytë, pra VETËVENDOSJE!-s (apo më mirë të themi partia fituese e zgjedhjeve 2017). Thaçi një gjë duhet ta ketë të qartë, që nëse tenton ta zvarritë thirrjen e seancës konstituive, do të përballet me reagimin e qytetarëve të Kosovës. Pra, do të përballet me protesta.