Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor.
Zyrtarët komunalë, kanë shkuar në Cërnicë, ku kanë marrë idetë e projekteve të qytetarëve edhe të Gumnishtës, Vrapçiqit, Kravaricës dhe Livoçit të Ulët.
Udhëheqësit e këshillave të fshatrave dhe banorët që ishin prezent kanë paraqitë projektet e tyre primare.
Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se janë këtu për të marrë kërkesat e banorëve të këtyre fshatrave që të inkorporohen në buxhetin e viteve të ardhshme.
Kjo po bëhet në bazë të konsultimeve buxhetore.
Në takim me banorët e këtyre lokaliteteve ishin edhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ai i Arsimit, Shpend Nuhiu, zyrtarë nga Drejtoria për Buxhet e Financa dhe zyrtarë tjerë komunalë.