Futboll

Gjithçka vendoset pas një jave

Drita nuk ka qëndruar deri në fund, ngase pasi po udhëhiqte 2:0 me dy golat e shënuar nga Veton Tusha dhe Arb Manaj, njëri në pjesën e parë e një tjetër në të dytën, në minutën 64, pas një gabimi në mbrojtje pësoi me anë të Briligea dhe mbrojtja e çeliktë që nga ky moment, sikur u shkri dhe pësoi edhe dy gola të tjerë.

Barazimi erdhi pas një gjuajtje nga këndi, kur sërish mbrojtja e Dritës nuk u vendos mirë dhe me kokë shënoi Graovac për të barazuar 2:2.

Krejt në fund, në kohën shtesë, futbollistët e Dritës shkaktuan penalti prej ku I pagabueshëm ishte Briligea, që në minutën 90 + 4 shënoi për FCSB, e cila ngadhënjeu 3:2.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet pas një jave në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Drita pritet të bëjë rikthimin e madh. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like