Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitet i ngjeshur i LDK-së në terren

Isha në Nasalë, në një ambient të ngrohtë mikpritjeje, ku u takuam me banorët e kësaj ane.
Diskutuam për nevojat e tyre urgjente në zhvillimin e këtij lokaliteti si dhe për mundësitë e mëdha që do t’i ofrohen nga komuna.
🙌🏼Këta qytetarë të ndershëm e punëtorë të cilët janë lënë anash nga pushteti aktual, kanë nevojë urgjente për infrastrukturë, mbështetje në bujqësi, zhvillim ekonomik e projekte tjera kapitale të cilat do ua lehtësojnë jetën.
Banorëve të Nasalës ju sigurova që zyrja e kryetarit të komunës do të jetë adresa juaj e vetme në të cilën do të keni qasje për çdo kërkesë tuajën.
Do të jemi në dispozicion përherë e kurdoherë, në çdo orë, e në çdo çast, për t’i trajtuar kërkesat tuaja.
🙏🏼Faleminderit shumë kryetarit të nëndegës për konakun dhe shumë mirënjohës banorëve të Nasalës për vullnetin e jashtëzakonshëm për ndryshimin e mentalitetit qeverisës në Gjilan.
Nuk na mbetet asnjë alternativë tjetër përveç bashkëpunimit dhe krijimit të besimit, dhe ky besim për tu krijuar, duhet dëshpërim i madh nga taborin tjetër!
 

Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme me bizneset tona, ishte kënaqësi të vizitonim edhe biznesin Grotex-Home e cila merret me industrinë e shitjes së perdeve dhe tepihëve.

🙌🏼Ky biznes përveç që sjellë dizajne moderne dhe cilësore të këtyre prdukteve për ambientet tona shtëpiake, këta janë edhe krenaria e Gjilanit, sepse kontribuojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.

🙏🏼Falënderojmë jashtëzakonisht shumë stafin modern të Grotex-Home për pritjen vëllazërore dhe mundësinë që të njihemi për së afërmi me barrierat e këtij biznesi si dhe me shpalosjen e planit tonë politik për mbështetjen e fuqishme të bizneseve lokale nga ana e qeverisjes së ardhshme lokale.

Me mbështetjen e fuqishme të këtyre bizneseve, ne fuqizojmë ekonominë tonë lokale, si dhe përmisojmë edhe mirëqenien e familjeve tona.

🤝🏽Vetëm të bashkuar, përfundimisht, zhvillimi ekonomik i Gjilanit do të marr tjetër kahje!

Vizita e radhës në Nëndegët Kishnapole-Gadish-Sllakoc, na gjeti pranë njerëzve të mrekullueshëm të kësaj ane, të cilëve u ka humbur shpresa për një jetë më të dinjitetshme nga problemet e shumta të cilat komuna duhet t’ju jap zgjidhje.

🙌🏼Nëndegët e këtyre anëve përcollën shqetësimet me zemër të thyer të banorëve të këtyre fshatrave.

Ata na informuan për mungesën e infrastrukturës, për papunësinë që po i detyron të rinjtë të ikin, për mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe për padrejtësitë që i kanë parë çdo ditë në 4 vite të qeverisjes aktuale.

✅Në anën tjetër, fryma që ndjehet në Kishnapole, Gadish e Sllakoc është e veçantë sepse banorët ende kanë shpresë.

Ata janë të bindur që ndryshimi është i mundur dhe ai besim do të jetësohet bashkë pas 12 tetorit.

🙏🏼Kishnapole, Gadish dhe Sllakoc, ju falënderoj nga zemra për besimin e shpërfaqur, për mikpritjen e ngrohtë dhe për fjalët e sinqerta.

Mesazhi juaj ishte i qartë dhe zotimi jonë është publik, që ne do të jemi gardian të realizimit të projekteve zhvillimore për pjesët e juaja!

You Might Also Like