Pushimi dyjavor në kampionat nuk i ka bërë hair Gjilanit, ekip ky që ka patur paraqitjen më të dobët të parë ndonjëherë. Kuq e bardhët u mpsohtën në fushë të vet nga Malisheva me rezultat 3:1, duke dëshmuar se fare nuk janë ekip i qëndrueshëm.
Se Gjilani do ta ketë vështirë u pa që në fillim të ndeshjes, kur në minutën e dytë Etnik Bruti i Malishevës pati rast ideal për të shënuar, por për pak gjuajti skaj pingules së majtë të Bllacës.
Në minutën 6, Edi Basha së tepërmi e mbajti dhe e humbi atë, kurse Malisheva organizoi një sulm të mirë nga e majta, kur Hasani dërgoi topin deri te Assane Diatta që me thembër gjeti Mevlan Zeka e ky me gjuajtje për tokë futi topin në rrjetë për 0:1.
Gjilani shumë shpejt ia doli të barazojë kur në minutën 11, nga e majta është shërbyer Jaroviq që gjuajti me kokë, por portieri i Malishevës priti topin e në topin e kthyer Armend Thaqi gjuajti me të parën dhe për tokë e futi topin në rrjetë për rezultatin 1:1.
Pas një aksioni të mrekullueshëm Gjilani pati rast të kalojë në epërsi në minutën 22, por gjuajtja e Thaqit për pak shkoi jashtë pingules së majtë.
Në minutën 42 ka rrezikuar Xhylani, që ka gjuajtur nga e majta, por gjuajtjen e tij e ndali Aridon Bllaca, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.
Në pjesëlojën e dytë, kryetrajneri i Gjilanit bëri dy zëvëndësime në mesfushë dhe dukej se Gjilani ishte më sulmues e në minutën 53, Gjilani qëlloi traversën.
Mirëpo pas disa tentimeve për shënim, loja e Gjilanit mori tatpjetën dhe nga një gjuajtje nga këndi që ishte e panevojshme, mbrojtja e Gjilanit ishte shumë e ngathtë dhe Ngjigi nga afërsia e futi topin në rrjetë për 1:2. Për të qenë edhe më keq, në minutën 76 pas një kundërsulmi të shpejtë dhe mbrojtjes së ngathtë të Gjilanit, Aliu u përvodh nga e majta dhe kur u gjet i vetmuar para portierit Bllaca me urti e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 1:3./kryelajmi.com/.