Sektori i bujqësisë i Komunës së Gjilanit, vazhdon të ketë përkrahje institucionale, ku dhe nuk mungojnë as rezultatet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fermerin e vyeshëm në fshatin Livoç i Epërm.
“Puna e një fermeri është shembull se si mbështetja institucionale, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin e bujqësisë sjellin rezultate konkrete”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se: Komuna, do të vazhdojë të mbështesë fermerët me politika të drejta dhe projekte konkrete, sepse zhvillimi i bujqësisë është zhvillim i gjithë qytetit.