“FLORA REHAU” nga Gjilani është një nga bizneset e suksesshme që po e bëjnë krenar qytetin tonë.
Kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm ishte vizita jonë në këtë fabrikë.
Me operimin e tyre, “FLORA REHAU” është fabrikë e cila është shembulli më i mirë i punës, përkushtimit dhe inovacionit vendor, duke krijuar produkte cilësore me standartet më të larta, vende pune për qytetarët tanë dhe duke e forcuar ekonominë lokale, ekonomi e cila nuk po gjenë përkrahje nga pushteti aktual.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë z. Cen Osmani dhe z. Bekim Shala, dy njerëz të dalluar dhe të përkushtuar që me punën e tyre po e bëjnë diferencimin e së mirës në prodhim dhe plasim tregu.
Bizneset e tilla si “FLORA REHAU”, janë pasuri e jona kombëtare dhe dëshmojnë se Gjilani ka fuqi për të qenë shembull zhvillimi e ndërtimi.
