Zgjedhjet Lokale 2025

Shefik Surdulli: Vullneti i rinisë gjilanase do të jetësohet nëpërmjet PDK-së në qeverisje

Vullneti i rinisë gjilanase do të jetësohet nëpërmjet PDK-së në qeverisje.
👨‍🎓Rinia gjilanase – studentore, e ofruar përrreth PDK-së, po shkundet, po rikthehet duke thyer barrierat që i ka krijuar propaganda e egër rivalizuese.
Rinia e PDK-së, po ngritet, po shpërndahet si një stuhi, dhe po punon me fanatizem si demokrate, per te ngjalle shprese dhe gezim për zhvillimin dhe perspektivën e saj, nëpërmjet PDK-së, respektivisht, programit të saj qeverisës për rininë gjilanase dhe mbështetjen time të parezervë që vullneti i saj të triumfojë, të jetësohet:
📍për zhvillim arsimor dhe profesional: Përkrahje për shkollat, kurse trajnimesh, dhe programe për aftësim profesional për të rinjtë.
📍Përmirësimi i infrastrukturës së rinisë: hapësira rekreative, mbështetje për klubet rinore dhe vende për aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.
📍Iniciativa për punësim dhe ndihmë ekonomike: Programet për mbështetje për të rinjtë që kërkojnë punë, krijimin e mundësive për biznesin e vogël dhe start-up-e. Në fokus të rinjët nga shkollat profesionale. Shkollat e mesme Teknike dhe Bujqesise.
📍Promovimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive: Organizimi i festivalëve, garave sportive, dhe aktiviteteve që nxisin kreativitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve.
📍Fushata për ndërgjegjësim dhe edukim mbi ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të drejtë: Edukimi për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, dhe mbrojtjen e mjedisit.
📍Mbështetje për iniciativat rinore dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje: Inkurajimi i pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje lokale dhe projekte komunitare.
📍Qasja e lehtë në shërbime shëndetësore dhe sociale: Programet që adresojnë nevojat e shëndetit mendor, shëndetit fizik dhe mirëqenies së përgjithshme të rinjve.

You Might Also Like