Futbollisti i Dritës Arb Manaj para ndeshjes ndaj Dukagjinit, në konfernecën për shtyp tha se shpreson t’u rikthehemi rezultateve pozitive.
”E kemi pritur sepse vjen edhe nga ngarkesa e kampionatit që kemi pasur, por asgjë nuk na arsyeton sepse kemi një ekip shumë të mirë.Nuk është nje vetëknaqësi por një krizë e vogël të cilën shpresoj që do ta kalojmë së bashku” thekson Manaj.
Ndeshja FC DRITA:FC Dukagjini zhvillohet nesër, e diele, ora 15:00 në “Stadiumin Sintetik”në Gjilan.