Gjilan

U pensionua nënkoloneli Nijazi Kolgeci

Ceremonia e Pensionimit të Nënkolonel Nijazi Kolgeci në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan

Gjilan, 01 tetor 2025

Sot, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, është mbajtur ceremonia solemne me rastin e pensionimit të Nënkolonel Nijazi Kolgeci, pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të Policisë së Kosovës.

Nënkolonel Nijazi Kolgeci, ka qenë pjesëtar i gjeneratës së tretë të Policisë së Kosovës, duke shërbyer me profesionalizëm, nder dhe përkushtim për plot njëzet e pesë (25) vite, duke dhënë një kontribut të çmuar në avancimin e sigurisë dhe rendit publik.

Me këtë rast, Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Remzi Azemi, me stafin e tij ka pritur Nënkolonel Kolgecin dhe ka mbajtur një fjalim rasti duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për punën e palodhshme dhe përkushtimin profesional të Nënkolonel Kolgecit gjatë gjithë karrierës së tij policore.

Në shenjë respekti dhe falënderimi për shërbimin e tij të gjatë dhe të ndershëm, Nënkolonel Nijazi Kolgecit iu nderua një mirënjohje nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.

I nderuar Nënkolonel Nijazi Kolgeci në emër të të gjithë kolegëve dhe institucionit, ju falënderojmë për kontributin tuaj dhe ju urojmë shëndet, harmoni dhe çdo të mirë në jetën tuaj dhe të familjes suaj.

You Might Also Like